Teuta do të zbresë në fushë ditën e shtunë për një ndeshje miqësore ndaj Egnatias.

Ndeshja do të luhet në Durrës në orën 18:00. Klejdi Daci ka folur për ecurinë e fazës përgatitore të skuadrës së tij, duke theksuar se atmosfera në klub është shumë e mirë, tha fillimisht sulmuesi.

Daci sezonin e kaluar kaloi një formë të mirë nga dhe tashmë ai është gati për sezonin e ri dhe shprehet se kjo nuk e shton aspak presionin tek ai, përkundrazi shton vetëm motivin.

Si është situata e skuadrës në këto ditë përgatitjesh?

Është një situatë shumë e mirë dhe kemi goxha harmoni me njeritjetrin. Jemi duke u stërvitur shumë mirë, por kemi bërë dhe miqësore që na kanë shërbyer.

A jeni gati për të zbritur në fushë?

Kemi punuar shumë mirë dhe po bëjmë maksimumin për të qëndruar në formë. Asnjë nuk mund të parashikojë atë që do të ndodhë. Do të ishte absurde të thuash që skuadra jote nuk është në formë, tashmë ka mbetur vetëm fillimi i kampionatit që nisfundjavën e ardhshme.

Si e prisni ndeshjen me Partizanit?

Sipas meje ndeshjet do të kenënjë ritëm të lartë. Do të ketëedhe momente të ndezura, por edhe momente të një qetësie tëmadhe, sepse e sigurt është selojtarët kanë një ritëm të madh. Do të jetë një ndeshje me rivalitet, por përveç kësaj duhet parë me kohën se çfarë do tëndodhë.

Objektivi i Teutës në këtë sezon?

Objektivi i skuadrës është të arrijmë të marrim tri pikët nëndeshjen hapëse, ky është minimumi që duhet të arrijmë. Duhet të bëjmë më të mirën për ta arritur të jemi sa më lart në renditje, pasi është herët të flasimpër objektiva të tjerë, por do tëshohim se çfarë do të ndodhë deri në fund.