SERBI– Menjëherë pasi agjencia e shërbimit inteligjent BIA njoftoi për zbulimin e një plani për sabotimin e avionit ku udhëtonte kryeministri Ivica Daçiç, ky i fundit ka konfirmuar për median se nuk është hera e parë që siguria e tij komprometohet. Kryeministri i cili shërben gjithashtu si ministër i brendshëm e dha reagimin e tij sapo u kthye në Beograd pas udhëtimit me avion nga Irlanda.

Daçiç nuk ka dashur të japë detaje se cilat struktura kriminale janë të dyshuara për këtë çështje por nënvizoi se është me rëndësi që Ministria e Brendshme dhe BIA kanë vepruar në mënyrë të koordinuar”.

“Dua ta them sërish se kjo nuk është hea e parë në pesë vitet që unë jam ministër për policinë, që BIA dhe ministria e brendshme kanë bërë diçka të koordinuar. Dikush i ka thënë dikujt le ta bëjmë sëbashku dhe kjo është diçka pozitive. Kjo është arsyeja se përse unë falënderoj drejtorin e BIA-s, stafin tim dhe të Ministrisë së Brendshme”, u shpreh Daçiç.

Daçiç tha se për kthimin nga Dublini kishte biseduar me pilotin i cili kishte bërë një këqyrje të avionit nëse është gjithçka në rregull për të fluturuar drejt Beogradit.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë ashtu siç kemi axhendën. BIA dhe policia duhet të ndryshojnë mënyrën se si ruajnë avionin brenda dhe jashtë vendit dhe duhet më shumë vëmendje në bashkëpunim me policitë dhe forcat e huaja të sigurisë. Grupet kriminale nuk mund të ndikojnë në punën e qeverisë”, tha Daçiç.