SHBA– Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar në New York se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, pasi çështja e statusit të Kosovës nuk është zgjidhur. 

Daçiç ka thënë se duhet kërkuar zgjidhja e drejtë që do të jetë në interes të serbëve e shqiptarëve ka deklaruar sot Qeveria e Serbisë.

"Për ne është e palejueshme, e për këtë kemi edhe përkrahjen e Federatës (së Rusisë), që anëtarësimi në OKB të zgjidhet me marrëveshje parciale”, ka thënë Daçiç gjatë bisedës me shefin e misionit rus në OKB, Vitalij Çurkinin.

Daçiç ka thënë se Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e vet kur bëhet fjalë për KB-në. Ai ka shtuar se Serbisë për zgjidhjen e problemit të Kosovës i nevojitet përkrahja e Rusisë, e Kinës dhe të vendeve të tjera të mëdha.

"E falënderojmë Rusinë në përkrahjen që na e jep. Federata e Rusisë parimisht dhe me konstruktivet përkrah Serbinë me qëllim të zgjidhjes së drejtë dhe të paqes afatgjate në rajon e në veçanti për ekzistencën e serbëve. Është dënuar çdo keqpërdorim i misioneve ndërkombëtare që shpie në përforcim të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiç.