Një video tronditëse është publikuar së fundmi nga tragjedia e ndodhur pak ditë më parë në Turqi, ku dhjetëra persona humbën jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër skish.

Në video shihet se si prindërit detyrohen të hedhin fëmijët e tyre nga katet e larta të hotelit, me shpresën se do të mund t’u shpëtonin jetën.

Si pasojë e flakëve humbën jetën 78 persona, ndërkohë që në Turqi është hapur një debat i madh përsa i përket përgjegjësve për humbjen e dhjetëra jetëve.

Opozita akuzon institucionet për neglizhencë, ndërkohë që dyshohet se edhe ndërhyrja nga ana e forcave zjarrfikëse nuk ka qenë e menjëhershme.