Vendi ynë renditet në shkallën e dytë përsa i takon trafikimit të qenieve njerëzore nga katër shkallë që janë gjithsej. Ky konstatim të nxjerr në përfundimin se pavarësisht tentativave të ndërmarra nga institucionet shtetërore për të frenuar këtë fenomen, ai vazhdon të mbetet prezent në Shqipëri, megjithëse jo në formën dhe masën e disa viteve më parë

Gjatë leximit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi trafikimin e qënieve njerëzore, kur u ndal të përshkruante situatën në vendin tonë, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton theksoi se Shqipëria mbetet ende si vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, përfshi këtu detyrimin e fëmijëve për të lypur. Vendi ynë renditet në shkallën e dytë përsa i takon trafikimit të qenieve njerëzore nga katër shkallë që janë gjithsej. Ky konstatim të nxjerr në përfundimin se pavarësisht tentativave të ndërmarra nga institucionet shtetërore për të frenuar këtë fenomen, ai vazhdon të mbetet prezent në Shqipëri, megjithëse jo në formën dhe masën e disa viteve më parë, sepse të paktën vendi ynë nuk përfshihet në listën e atyre shteteve që i përmbahen tërësisht standarteve minimale të trafikimit. Sipas raportit të këtij viti viktimat shqiptare janë objekt i kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit për seks në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Europën Perëndimore. Në shumë raste kronikat televizive flasin për femra të reja të zhdukura, të cilat mund të kenë rënë në dorë të trafikantëve të mishit të bardhë, apo për gra dhe vajza që pasi kthehen nga emigracioni denoncojnë tutorët që i kanë shfrytëzuar në vend të huaj.

Tani që jemi në stinën e verës dhe në Durrës numri i pushuesve rritet ndjeshëm, rritet në mënyrë progresive edhe numri i femrave që vijnë edhe nga qytete të tjera të vendit për të prostituuar. Një fenomen ky i njohur edhe për organet e rendit, që në këtë periudhë intensifikojnë kontrollet për të kapur dhe ndaluar personat që ushtrojnë këtë aktivitet të konsideruar vepër penale. Në raportin e DASH nënvizohet fakti se gjatë vitit, qeveria shtoi aftësitë për të identifikuar viktimat e trafikimit, si dhe përdori programin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të mbrojtur një viktimë të trafikut të qenieve njerëzore. Raporti rekomandon që Shqipëria të vërë në zbatim proçedura të reja standarde për identifikimin e viktimave, të shtojë fondet për organizatat joqeveritare që merren me ndihmën për viktimat si dhe marrjen e masave për vazhdimin e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Ekzekutivi shqiptar këshillohet gjithashtu të hetojë në mënyrë aktive rreth zyrtarëve që mund të kenë gisht në trafikimin e qënieve njerëzore. Konkluzionet e paraqitura në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit