Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se linja e sinjalizimit e Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) për Shqipërinë është tashmë aktive.

Kjo linjë është krijuar për të mbledhur informacione nga qytetarët që kanë dijeni mbi trafikimin e drogës, pastrimin e parave që rrjedhin nga aktivitetet e drogës apo krimin e organizuar.

Ambasada amerikane thekson gjithashtu se DEA ka vënë në dispozicion kontaktet ku qytetarët mund të përcjellin të dhënat.

Njoftimi i plotë:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.