Këngëtarja Rezarta Shkurta ka uruar me fjalët më të ëmbla bashkëshortin e saj për ditëlindje, Ermalin.

Teksa poston një foto në Instastory me Ermalin pranë, Rezi  tregon se është gruaja më e lumtur në botë dhe uron që të plaken bashkë.

“Kur u njohëm, të dy shumë të rinj numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit! Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi realizuar së bashku. Uroj të plakemi bashkë, e të numërojmë ëndrrat e nipërve e mbesave tanë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë”, shkuan Rezarta.