Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka deklaruar se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo deklaratë i ka habitur të gjithë.

Ai është shprehur se është e dhimbshme dhe e rrezikshme derisa të kuptohet fakti që Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë.

“Derisa të kuptojmë se Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë, ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe rrezik. Ne aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Iu mor Serbisë. Kush tjetër e bëri veç nesh? A e njohëm Kosovën? Nuk është aneksim madje, por rrëmbim. Si quhet ndryshe? Kjo nuk ka të bëjë me çështjet që diskutohen sot në Kosovë, por me konceptin në tërësi”, tha Milanovic gjatë një prononcimi për mediat vendase.

Milanovic u shpreh gjithashtu kritik ndaj veprimeve të Perëndimit dhe tha se ajo që po ndodh në Ukrainë duhet të ndalohet.

 “Kam dëgjuar disa në Parlamentin Europian që thonë se duhet ta shpartallojmë Rusinë. Kjo është çmenduri”, tha Milanovic.

Në deklaratën e tij, presidenti kroat kritikoi edhe qasjen e NATO-s.

“Shefi i NATO-s shkon në Korenë e Jugut dhe Japoni. E njoh prej 20 vitesh atë njeri por nuk është përfaqësuesi im. Nuk është zonë e NATO-s, por janë fqinjët e Kinës, nuk kanë fare lidhje me Kroacinë”.