Dy eurodeputetët që ndërmjetësuan futjen e opozitës në Kuvend vitin e kaluar pas një bojkoti prej disa muajsh do të mbërrijnë të hënën në Tiranë. Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të vijnë në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, të hartuar nga mazhoranca dhe opozita me kërkesë të kësaj të fundit, lidhur me disa kandidatura në zgjedhjet lokale dhe për disa deputetë në Kuvendin e Shqipërisë me rekorde kriminale në të kaluarën. Dekriminalizimi u miratua në Kuvend dhe Fleckenstein e Kukan do të vëzhgojnë nga afër zbatimin e këtij ligji. Ata pritet të takohen me grupet parlamentare të partive dhe me deputetë të ndryshëm.
Dekriminalizimi, Fleckenstein dhe Kukan të hënën në Tiranë për zbatimin e ligjit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Temperaturat ekstreme përvëlojnë Evropën/ Mbi 35,000 viktima nga 4 valë të njëpasnjëshme të nxehtësisë, Gjermania me bilancin më të rëndë
Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë drejtuesi i Jet Ski në Ksamil
Aksidenti fatal në Golem, identifikohet dhe viktima e dytë





