Një aksident me mjet bujqësor i ka marrë jetën një 70-vjeçari në fshatin Dushk të Lushnjes. Zetori me rimorkio është përmbysur në vendin e quajtur “Rruga e Rezervuarit”.
Dyshohet se drejtuesi i zetorit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.






