Kaluan vetëm 20 minuta nga orari zyrtar i nisjes së provimit të Gjuhë-Letërsisë për maturantët, teksa në internet është publikuar teza.

Njësoj si me provimin e parë, atë të Anglishtes, edhe teza e Gjuhë-Letërsisë është bërë publike në rrjetin social Facebook.

Provimi i Maturës Shtetërore për Gjuhë-Letërsinë nisi në orën 10:00.

Janë rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin që i nënshtrohen këtij provimi. Testi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.