Një video nga kamerat e sigurisë tregon 25-vjeçarin Xhejson Bregu që ngacmon seksualisht një vajzë, në shkallët e pallatit ku ajo jeton.

Nga pamjet duket Bregu që ngacmon të renë dhe më pas largohet, ndërsa vajza është tronditur nga ngjarja.

25-vjeçari u vu në pranga këtë të enjte, me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 15-vjeçareje dhe një shtetaseje te huaj, në në parkingun e një qendre tregtare.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Xhejson Bregu është proceduar penalisht në gjendje të lirë kohë më parë, pasi akuzohej se ka puthur një 7-vjeçare në oborrin e shkollës.

Ai kishte 3 muaj që kishte ardhur nga Gjermania dhe punonte banakier në një lokal.