Pasditen e djeshme, në fabrikën e çimentos, në Fushë-Krujë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë procesit të punës, një shtetas turk.

Policia e Durrësit njofton se 43-vjeçari me iniciale E.D., pasi është asistuar nga shërbimet mjekësore, për dëmtimin e lehtë të marrë në këmbë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.