Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë protestuar sot para Parlamentit Evropian.

Këto janë pamjet të siguara nga grumbullimi i deputetëve të PD-së para institucionit.

Disa prej tyre mbajnë pankarta në duar teksa mbi ti shkruhet: “Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”, “Lironi deputetin Salianji”.

Kujtojmë se deputeti Gazment Bardhi së bashku me Jorida Tabakun, Agron Gjekmarkajn dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët  Lukas MANDL dhe Davor Ivo STIER, përfaqësuesë të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian.