Partizani ka mposhtur me rezultatin 2-0 në derbin e kryeqytetit skuadrën e Tiranës. Një ndeshje mjaft e tenionuar, e cila u ndërpre dy herë për shkak të tymuesve që tifozët hodhën në fushë,

Një sfidë e cila i pati të gjitha, nerv, përplasje, gola dhe penallti të humbur, dhe në fund ishte Partizani ai që triumfoi.

Skuadra e Partizanit shënoi dy gola, nga një për çdo pjesë, Në minutën e 25-të të pjesës së parë ishte Mba ai që kaloi në avantazh të kuqtë.

Pas këtij goli Tirana do të rriste volumin e lojës por pa mundur të jetë e saktë para portës. Ndërkohë duhet theksuar që në dy momente sfida u ndërpre për shkak të fishekzjarreve të tifozëve.

Në pjesën e dytë Partizani do të shënonte edhe golin e dytë me anë të Carës, pas një mosmarrëveshje mes mbrojtësit dhe portierit të Tiranës, ndërsa më herët të kuqtë humbën dhe një penallti e cila u gjuajt nga kapiteni Telushi.

Pas kësaj ndeshjeje Partizani dhe Tirana ndajnë vendin e parë, duke e bërë edhe më interesante Superligën e Shqipërisë.