Apple ka pezulluar një opsion të ri të inteligjencës artificiale (AI) pasi shkaktoi kritika dhe ankesa për shkak të gabimeve të përsëritura me titujt kryesore të lajmeve. Gjikandi i teknologjisë u përball me presion në rritje për ta tërhequr këtë shërbim, i cili dërgonte njoftime që duket se vinin nga aplikacione të organizatave mediatike, shkruan BBC

Po punojmë për përmirësimet dhe do t’i bëjmë të mundura me përditësimin e ardhshëm të software”, tha një zëdhënës i Apple.

BBC ishte mes grupeve që u ankua pasi një njoftim i gjeneruar nga AI e Apple gënjeu lexuesit kur tha se Luigi Mangione, personi që akuzohet për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson, vrau veten. Opsioni i AI po ashtu bëri gabime edhe me lajmet e Sky News, New York Times apo Washington Post.

Organizatat mediatike dhe shoqatat e shtypit shtynë kompaninë të tërhiqej duke paralajmëruar se opsioni nuk ishte gati dhe se gabimet e gjeneruara nga AI mund të ishin subjekt i keqinformimit duke humbur besimin në këtë mënyrë, në lajme.

Apple u shpreh në reagimin e saj se qëllimi i opsionit ishte që ta bënte jetën e konsumatorëve më eficente. Opsioni bën të mundur mbledhjen dhe rishkrimin e disa njoftimeve në një njoftim të vetëm që shfaqet në ekran.

“Ekziston një imperativ i madh [për firmat e teknologjisë] që të jenë të parat që lëshojnë veçori të reja,” tha Jonathan Bright, kreu i AI për shërbimet publike në Institutin Alan Turing.