Një atentat me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Memaliaj. Mësohet se 41 vjeçari Fatos Lamaj ka qëlluar me pushkë në drejtim të një automjeti në fshatin Qesarat, në të cilin ndodhej avokati Andrea Zotaj bashkë me nipin e tij, të cilët iu shpëtuan mrekullisht plumbave.

Në fillim u raportua se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së avokatit apo për çështje prone, por sipas policisë, ka ndodhur për motive të dobëta. Vetë autori, që tashmë është arrestuar, ka deklaruar në polici se ka pasur një konflikt të çastit me avokatin.