Zbardhen detaje nga aksidenti i mëngjesit të sotëm në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, ku deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi përplasi për vdekje një 53-vjeçar.

Policia njofton se deputetit iu bë testi i alkoolit dhe nuk rezultonte të kishte pirë alkol. Testi i alkoolit i filmuar me kamera trupi ka rezultuar zero, raporton “News 24”.

Ndërkohe viktima S.S. 53 vjeç sapo kishte zbritur nga një furgon kur i preu rrugën befasisht makinës që drejtohej nga deputeti Rakipi.