Shkëlzen Kraja, autor i aksidentit ku u plagosën dy punonjës te patrullës në Durrës ka zbardhur dinamikën e aksidentit. 

Në dëshminë e dhënë para prokurorit të gatshëm, 71-vjeçari tha se ka qenë para banesës së tij teksa motori i ka prerë rrugën.

“Isha pranë banesës. Do kthehesha të fusja makinën në garazh. Nuk kam qenë me shpejtësi, madje isha ngadalësuar por motori që udhëtonte me shpejtësi më doli në korsinë time dhe është goditur me parakolp. Motori ka qenë me shpejtësi të lartë dhe pas përplasjes ka goditur edhe një makinë tjetër të parkuar. Makina ime s’ka lëvizur nga vendi. Shpresoj te bëhen mirë te dy punonjësit e policisë sa më shpejt. Jam prind vetë dhe më vjen shumë keq për të dy. Uroj të bëhen mirë të dy.”, tha ai.

Aksidenti ndodhi në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit, ku të plagosur mbetën dy punonjës të patrullës, të cilët u dërguan për kurim të mëtejshëm në spitalin e Traumës