Të tjera detaje dalin nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fier.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Demir Backa, 57-vjeç.

Mësohet se ai është qëlluar nga një makinë në lëvizje. I plagosuri ka qenë brenda makinës së tij tip “Audi” të parkuar në zonën e njohur si rrethrrotullimi i ish-QTU.

50-vjeçari është dërguar në spital, ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën.

Nga informacionet paraprake, nuk dihet nëse ka pasur ndonjë konflikt mes personave të përfshirë apo është një atentat i mirëmenduar.