Zbulohen detaje të reja nga pengmarrja e ndodhur në Berat.
Mësohet se shkak ka qenë një borxh i marrë nga dy shtetasit L.B dhe B.H. të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat
Duket se L.B dhe B.H. nuk e kanë shlyer borxhin ndaj janë marrë me forcë në makinë për disa orë e janë torturuar deri në sjelljen e shumës.
Por fill pasi kanë shpëtuar ata kanë kryer denoncim në policinë e Beratit që i ka vënë në pranga.
Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.