Ka shkuar në 5 numri i personave që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Laç. Fillimisht u raportua për 4 të plagosur, por mësohet se është paraqitur edhe një person tjetër tek Trauma.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Raportohet se një prej tyre ndodhet në sallë të operacionit, në gjendje kritike për jetën.

c35eaf5e-c996-45e9-abe1-f97bdace5952
Shitësja ambulante e plagosur

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.