Rei Manaj ka arritur akordin me Barcelonën për transferimin tek ekipi B, ndërkohë që mungon vetëm zyrtarizimi. Ishte planifikuar që kjo gjë të ndodhte ditën e mërkurë, por media spanjolle “Sport.es, ka zbuluar pengesën që i ka shtyrë zyrtarizimin sulmuesit lushnjar.

Mësohet se Manaj ditët e fundit ka pasur një infeksion në vesh, që i ka shkaktuar shumë dhimbje, teksa është këshilluar nga mjekët që mos udhëtojë drejt Barcelonës, deri në momentin që veshi të shërohet plotësisht.

Gjithsesi marrëveshja është arritur dhe pritet që në ditët në vijim, shqiptari të hedh firmën mbi kontratë, duke u zyrtarizuar si futbollist i Barcëlonës.