Arrestohet një 37-vjeçar në Durrës, pasi dhunoi bashkëshorten dhe vajzën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin O. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin të pajisura me urdhra mbrojtjeje.