TIRANE – Shakaja verore e suplementit Summer Pages, e publikuar ditën e sotme, edhe pse ka sjellë shumë interes për lexuesit, por në fakt, ka rezultuar gjysma e errët e së vërtetës.
Ditëlindja e kundërshtarit të tij politik Edi Rama, ka rezultuar për kryeministrin në detyrë Sali Berisha, një ditë e zakonshme, ndërsa urimet e vetme që ka dhënë kanë qenë ato në adresë të festës së pavarësisë së Amerikës.
Ndërkaq për kryesocialistin Rama, urimet apo dhuratat janë dhënë nga miq, të afërm, anëtarë të Partisë Socialiste apo edhe simpatizantë të tij. Edhe pse nuk mund të mohojmë se shakaja e publikuar në Summer Pages, ka ngjallur kureshtjen e mjaft lexuesve, në drejtim të asaj, se cili do të ishte prortreti më i mirë për Ramën, parë nga sytë e kundërshtarit të tij politike, Sali Berisha.
Kështu pra, edhe pse thonë se shakaja është gjysma e së vërtetës, në të vërtetë, shakaja e publikuar në Summer Pages, nuk ka brenda asgjë të vërtetë.
(burimi:BalkanWeb)
‘Dhurata’ e Berishës për Ramën, një shaka e Summer Pages
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
E dini që ka një moment të çuditshëm në mëngjes që vendos se çfarë ëndrrash do mbash mend?
Pjesë e rrjetit të prostitucionit me fitime miliona euro, arrestohet në Turqi vëllai i Nusretit! Po rekrutonte një të mitur, skema dhe përgjimet
Zgjedhja e presidentit/ Shtyhet me disa orë seanca në Kuvendin e Kosovës
Zbulohet “jetesa e dyfishtë” e Ervin Matës, si lëvizte në disa shtete të Amerikës Latine me dokumente bullgare dhe paraguajane





