Të veshur me veshje sportive apo me kapelet e babagjyshit këta vogëlushë do të zbusnin edhe zemrën më të ligë në këtë planet

Foshnjat, disa prej të cilëve janë vetëm dy javëshe, u fotografuan gjatë festave të ndryshme nga fotografja e të sapolindurve Shellie Wall.

Në njërën bebja dremit me një kapele drerësh në kokë ndërsa një tjetër ka veshur një kapele të babagjyshit teksa fle në një shportë.

Shellie, e cila e filloi biznesin e fotografimit të fëmijëve në vitin 2009, është tashmë e përmbytur me kërkesat e prindërve që e rezervojnë pasi fotot e saj janë vërtet të arrira.

Zonja Wall, shprehet se fotografimi i foshnjeve mund të jetë tepër i vështirë. Kjo pasi prindërit duan foto të foshnjeve teksa anë duke qeshur dhe të lumtur por kjo jo gjithmonë është e thjeshtë.