8 maj 2015 – Diana Rakipin e njohin mirë durrsakët e para vitit ‘90-të. Ajo njihet ndryshe edhe si “burrnesha”, madje madje miqtë e saj e thërrasin “Lali”. Diana-Lali shpeshherë është bërë objekt shkrimesh, fotoreportazhesh dhe filmimesh të mediave botërore si psh. gazetat Neë York Times-amerikan, The Guardian britanik, Mainichi Shinbun japonez, La Repubblica italiane, Le Figaro franceze etj.

Emisioni i mirënjohur Le Iene i grupit mediatik berluskonian Mediaset në një reportazh të gjatë për burrneshat shqiptare kishte si personazh të tijin ndër të tjera edhe Diana Rakipin bashkëqytetaren (bashkëqytetarin) tonë. Për më shumë mund të shikoni videon.

http://www.video.mediaset.it/video/iene/puntata/pelazza-%E2%80%9Cvergini-giurate%E2%80%9D-fino-alla-morte_535396.html

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”