Gjatë natës janë djegur katër betoniere në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat i ri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por betonieret e ndërtimit, në pronësi të Blerti Mehillaj, janë djegur plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.