Një zjarr ka rënë këtë pasdite në një banesë dykatëshe në lagjen Uznove të qytetit të Beratit,

Sipas njoftimit nga Drejtoria e MZSH-së në Bashkinë Berat, ngjarja është raportuar rreth orës 16:20 dhe menjëherë janë nisur në vendngjarje tre mjete zjarrfikëse dhe grupi i shërbimit.

Zjarri ka përfshirë katin përdhes të banesës me pronar Riza Keçi, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll pa rrezikuar jetën e banorëve.

Zjarri ka shkaktuar dëme të pjesshme materiale, ndërsa të gjitha ambientet e banesës janë përshkuar nga tymi. Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.