Një makinë është djegur gjatë orëve të natës, duke zbardhur dita e sotme në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, kurse dëmet janë vetëm në materiale dhe nuk ka të lënduar.
Automjeti është në pronësi të shtetasit Aljon Pasho, 38 vjeç, person me precedentë penalë.
Pasho, i dënuar më parë me 4 vjet e 5 muaj burgim për “marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “përndjekja”.
Policia po kryen hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pista kryesore mbetet një zjarrvënie e qëllimshme, por do të pritet ekspertimi autoteknik për shkakun real.





