Kamperi i një turisti francez është djegur plotësisht mbrëmjen e sotme në Zvërnec të Vlorës. Automjeti ka qenë i parkuar kur papritmas ka marë flakë. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:55, në Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (camper), në pronësi të shtetasit francez A. D.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.