Një shtëpi bari në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.
Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.
Mësohet se dy nga personat e plagosur janë shqiptarë nga Tepelena. Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.
Policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.