Nuk është për turp të pëlqesh dikë i cili nuk ta kthen pëlqimin. Meqë njeriu nga natyra kërkon atë që nuk e ka, fiksohemi pikërisht me ata që s’na kushtojnë vëmendje. Kur na pëlqen dikush e kemi merak ta kontrollojmë se ç’bën në rrjetet sociale, ku rri, me kë, por e dini çfarë? Kjo duhet të marrë fund.

Zhduke nga rrjetet sociale!

S’është e thjeshtë ta shikosh çdo ditë duke postuar foto me të dashurën e re.

Eksperti thotë:

“Që të fitosh kontrollin dhe të mos ndikohesh nga veprimet e tij, ose mos e ndiq më në Instagram, ose përdor opsione që të mos të të dalë në faqe të parë.”

Lejoje dikë të ri të ta heqë nga mendja

Qoftë në Tinder, Facebook, Instagram, qoftë kur del të pish kafe me miqtë, mundësitë për të njohur njerëz të rinj, interesantë, janë të pafundme. Mos u bëj aq i cekët sa t’i lësh të ikin vetëm sepse “nuk janë si ai” dhe sepse mendon se ti gjithsesi “nuk do të ndihesh asnjëherë si me atë”. Nuk ka asgjë që të bën ta heqësh nga mendja një fiksim, sa një njeri i ri me të cilin komunikon vazhdimisht. Zakonisht, ky person i ri (që ti s’duhet të bësh gabimin ta lësh) është shumë më inteligjent, i sjellshëm dhe i denjë se ai që ke fiksim, duhet vetëm pak kohë sa ta heqësh nga mendja këtë ide dhe ta njohësh.

Ji i sinqertë me veten

Vërtet fiksimet janë fiksime, por kur i kujtojmë vite më vonë, themi: “Ç’pëlqeja unë tek ai?” E njëjta gjë ndodh edhe kur të rritesh. Fillimisht e idealizon, por pasi kalon ca kohë nis ta shikosh si një njeri të zakonshëm, siç edhe është, me gjithë difektet që ka (kryesori: nuk i pëlqen ti). Koha kur do të të duket një kujtim qesharak do të vijë herët apo vonë, por sa më shpejt të qartësosh imazhin e tij brenda vetes, aq më mirë do të jetë.