Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar golin e tij të parë zyrtar me skuadrën e Al Nassr dhe zhgënjimi po rritet pasi skuadra u eliminua në mesjavë nga Superkupa e Arabisë Saudite.

Duket se disa tifozë janë të zhgënjyer me atë që po ndodh me lojtarin portugez pasi kishin pritshmëri të larta me atë në krye të sulmit. Pas humbjes 3-1 në finale, shihen disa tifozë të irrituar që shkelin fanellën e Cristiano Ronalods dhe fshijnë këmbët me të.

Në fakt, thuhet se tifozët që kryejnë këtë veprim janë të skuadrës kundërshtare. Këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale, por nuk ka munguar as reagimi i tifozëve të Al Nassr, të cilët janë të zhgënjyer nga forma e portugezit.

Në një video tjetër shfaqen disa tifozë të Al Nassr dhe pamjet tregojnë një tifoz i cili kishte të veshur fanellën e portugezit. Ai e heq nga zhgënjimi dhe e hedh në tokë, madje edhe duke e shkelur.