Novak Djokovic mbret për herë të 6-të në Wimbledon. Tenisti serb nuk ka rivalë në këtë sezon teksa fitoi grand-slamin e tij të tretë pas triumfeve në Australian Open dhe Roland Garros ndërkohë që e çoi në 20-të numrin e turneve Slam të fituar në karrierë duke barazuar dyshen Nadal-Federer përsa i përket tenistëve që kanë fituar më shumë turne Slam në karrierë.

Në finalen e Wimbledon Djokovic mposhti pas 4 seteve surprizën Berretini me shifrat 3-1.  Pas një seti të parë shumë të mirë ku shërbimi i italianit rezultoi fitues në tiebreak, Djokovic fitoi tre setet e tjera me shifrat 6-4 6-4 6-3 dhe gjithë ndeshjen 3-1. 2021 në tenisin botëror është viti i Novak Djokovic që nuk di të ndalet.