Kryeministri Edi Rama njoftoi pezullimin total të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit një institucion që sic tha më shumë bën dëm se sa mirë.

Lajmin, kryeministri e dha gjatë fjalës përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi.

“Do pezullohet AKU, do ngrihet një komision i posaçëm për seleksionimin e burimeve njerëzore që do merren me inspektimin.

AKU është shqetësimi më i madh i të gjithë sipërmarrësve por edhe për të gjitha restorantet dhe kafenetë, se më shumë se bën mirë bën dëm. Nga Ministria e Bujqësisë të nxirret urdhri i pezullimit total të AKU”, tha Rama.