Ish-zyrtarja e Bashkisë Tiranë, Englantina Zere, u shpall fajtore për shkelje të barazisë në tendera.
Gjykata e Posaçme e dënoi me 8 muaj burg.
Fajtorë u shpallën edhe Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati të cilët u dënuan me nga 6 muaj burg.
Gjykata e Posaçme nuk ka dhënë pezullim të dënimit me burg në shërbim prove dhe punë të detyruar në komunitet.