Në lidhje me zërat për një dorëheqje të mundshme të gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja penale ndaj të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe të tjerë në dosjen “Partizani”, ka reaguar GJKKO
Gjykata bën me dije se çdo informacion zyrtar në lidhje me një kërkesë për dorëheqje të gjyqtares apo ndonjë vendimmarrje të mundshme të titullarit, do të jepet në seancën e radhës, që është caktuar për datën 21 korrik 2025, ora 10:30.
“Në këtë seancë, trupi gjykues do të relatojë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë për dorëheqje nga gjyqtarja si dhe do të komunikohet çdo vendim i marrë nga titullari i gjykatës, në rast se ka një të tillë,” thuhet në njoftimin e gjykatës.