GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 19 të hetuarit e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe për 5 të tjerë ka zbutuar masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Për 5 zyrtarë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, për 5 të tjerë “arrest në shtëpi”, ndërsa “detyrim paraqitje” për 14 persona. Gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për katër shtetas, Edmon Tërthorja, Altin Murto, Amarildo Lleshi dhe Mehmet Qoshka.

Seanca për dhënien e masava të sigurisë për zyrtarët dhe pedagogët e UBT-së nisi që prej orës 14:00 në Gjykatën e Posaçme

Gjatë seancës, nëpërmjet avokatëve ata kërkuan ndryshim të masave dhe pretenduan se nuk kanë shkelur ligjin.

SPAK i akuzon ata se janë përfshirë në shkelje të barazisë në tendera, kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente në 9 procedura tenderi me vlerë totale 90 milionë Lekë.