Kantieri i fazës së dytë i lumit Gjanicë është drejt përfundimit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama, i cili e quan këtë kantier, transformim urban dhe mjedisor të lumit Gjanicë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se lumi Gjanicë deri dje ishte një vatër ndotjeje dhe rrezik përmbytje për qytetin, ndërsa sot është një artileri e gjelbër e zemrës së Fierit.

“Mirëmëngjes, dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është një arterie e gjelbër e zemrës së Fierit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.