Drejtoresha e spitalit rajonal Dibër akuzohet për dhunë nga një vartës i saj, konkretisht përgjegjësi i financës i punësuar në këtë institucion. Burime të policisë Dibër bëjnë të ditur se në polici është paraqitur shtetasi me iniciale Sh.U dhe ka bërë kallëzim ndaj drejtoreshës me iniciale I.Sh, duke deklaruar se ajo e ka goditur me send të fortë në fytyrë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 11.02.2025, rreth orës 12.00, në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur shtetasi Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi, (me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër) dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, (me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër).
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.