Igli Tare mbyll përfundimisht kapitullin te klubi i Lazios ku për 15 vite ka punuar si drejtor sportiv.

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare që do të shkëputet zyrtarisht në datën 30 qershor kur i mbaron edhe kontrata me bardhekaltërit, drekoi në qëndrën stërvitore të Formellos me të gjithë njerëzit që punojnë prapa kuintave, shumë prej të cilëve kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të Tares në këto 18 vite.

Buzëqeshje, humbje dhe hidhërime, që të gjitha Tare i përmbledh në këto momente me njerëzit që e kanë ndihmuar të bëhet një nga drejtorët sportivë më të suksesshëm të Italisë.

“Kujtimi më i bukur i 18 viteve të fundit është përqafimi juaj që keni qenë si një familje për mua. Ju falënderoj të gjithëve”.