Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e sotme tre persona, për kundërshtim të forcave të rendit. Tre të arrestuarve iu është gjetur gjithashtu edhe një sasi droge.

Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Dobrova” janë:

Olsi Toska, 24 vjeç,

Astrit Buci, 34 vjeç,

Altin Margjoka, 30 vjeç.

Arrestimi i shtetasve Astrit Buci dhe Altin Margjoka është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi Astrit Buci, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë. Gjithashtu, edhe shtetasi Altin Margjoka ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit  e policisë për mos shoqërimin në polici të shokut të tij shtetasit Astrit Buci.

Ndërsa shtetasi Olsi Toska është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij Astrit Buci, Toska është kapur në flagrancë nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”.