Gjykata e Tiranës ka lëshuar 33 masa sigurie duke goditur në këtë mënyrë disa grupe kriminale që shisnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut.

Prej tyre janë ekzekutuar 25 masa sigurie dhe vijon puna për kapjen e tetë personave të tjerë.

Në operacionin “Blloku 33” janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë, 450 gramë heroinë, dy pistoleta, 29 celularë, gjashtë automjete, katër peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Sipas asaj që njoftoi policia e Tiranës, hetimi për goditjen e disa grupeve kriminale që merreshin me këtë veprimtari të jashtëligjshme ka zgjatur disa muaj.

Gjatë kësaj kohe në total janë identifikuar 42 pjesëtarë. Nëntë pjesëtarë janë arrestuar më herët gjatë hetimeve teksa janë sekuestruar edhe 85 kilogramë kanabis.

Kush janë të arrestuarit nga policia:

1. Arnold Hida

2. Durim Gurzi

3. Artur Gurzi   

4. Elvis Sejdo,  

5. Julian Bushati

6. Adnan Hida

7. Sabian Jashari

8. Mario Avdiaj

9. Geraldo Kovaçi

10. Albert Shushku

11. Emrah Mustafaj

12. Xhoana Rustemi (Hasani)

13. Vladimir Qerimi

14. Myzafer Xhanari

15. Albi Shehu

16. Ledio Dervishi

17. Juljan Rabushja

18. Elisard Rrustaj

19. Kledi Sinani

20. Bledar Duka

21. Kevin Troplini

22. Samuel Demiri

23. Ardit Dervishi

24. Ledin Kazanxhi

25. Faik Kurti – me masë sigurie arrest shtëpie