Kreu i FSHF-se Armando Duka mbrëmjen e sotme ka qenë në stadiumin “Air Albania” duke ndjekur ndeshjen Dinamo – Tirana, kur pranë banesës së tij në Durrës ka ndodhur shpërthimi.

“Në banesë ka qenë djali dhe gruaja. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime në njerëz, porta është larg nga banesa por ka qenë shpërthim i madh. Kamerat kanë filmimin e personit që ka hedhur dinamitin. Një person me kapuc ka vënë dinamitin”,- deklaroi ai për mediat.

Policia ende nuk ka dalë me një informacion zyrtar lidhur me shpërthimin.