20 shtator 2015 – Kompania italiane e trageteve GNV po përgatitet të forcojë linjën detare Bari-Durrës, përuruar në korrik 2015, me tragetin “Rhapsody”, duke e dyfishuar numrin e rejseve.
Kompania njoftoi se tani synon të “përqendrohet në zhvillimin e tregut të mallrave” dhe në “shërbimet e rregullta me autobusë”, duke propozuar për këtë qëllim që, duke filluar nga 21 shtatori 2015, të realizojë dhjetë rejse në mbrëmje ose natën dhe dy ditën në javë.
Rezultatet e regjistruara nga linja e re, e cila shënoi hyrjen e GNV-së në Adriatik, “ishin kënaqësi e madhe dhe na inkurajojnë për të rritur më tej angazhimin tonë për këtë treg”, nënvizon presidenti dhe administratori i kompanisë Roberto Martinoli.
/th. m.portali DurresLajm/





