13 gusht 2015 – Sipas zyrës së shtypit të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD), nga trageti “Rigel I”, që është bregëzuar të enjten më 13 gusht 2015, ora 7:20, kanë zbritur 1 080 udhëtarë, mes të cilëve edhe 55 fëmijë dhe 14 foshnje; 244 autovetura, 2 autobusë, 1 minibus, 4 kamionë dhe 1 rimorkio. Vetëm një orë më vonë në terminalin e trageteve ka mbërritur edhe trageti “Rhapsody” me 1 844 udhëtarë, nga të cilët 93 fëmijë dhe 14 foshnje; 469 autovetura, 2 autobusë, 2 minibusë dhe 6 kamionë. Gjithsej me të dy anijet janë transportuar 2 924 udhëtarë dhe 723 autovetura. Përpunimi i tyre është kryer në një kohë shumë të shkurtër.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





