Një 20-vjeçare është proceduar penalisht në Durrës, pasi pas një konflikti ka goditur me mjet prerës një 31-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. B., 20 vjeçe, banuese në fshatin Arapaj, Durrës, e cila pas një konflikti, ka goditur me mjet prerës një 31-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të lehta.