Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Spitall, Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, një 53-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28-vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jeten.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 05.10.2021 rreth orës 16:20, në Spitall, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A.T., 53 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.