17 shtator 2015– Portit të Durrësit i duhet të investojë në përballimin e konsumit në rritje të ujit të pijshëm për shkak të vëllimeve të mëdha të transportit dhe trafikut detar.

Pasi shpalli anulimin e tenderit për plotësimin e rrjetit të ujësjellësit në portin e Durrësit, me fond limit 1 223 982 lekë (94 mijë euro), për arsye të mosrealizimit të konkurrencës, Autoriteti Portual Durrës shpalli një procedurë të re prokurimi. Bëhet e ditur se tenderi ka të njëjtin objekt dhe vlerë të fondit limit dhe do të zhvillohet më 21 shtator 2015.

/th. m. DurresLajm/